Spielwarenmesse: Panairi i Lodrave Nürnberg

Choose language

 

Biznesi takon Spirit of Play

Nürnberg-u bashkon çdo vit tregjet internacionale të lodrave. Firma të njohura, start-up-s origjinalë, blerës të kompanive të mëdha, tregtarë të pavarur dhe një numër i madh i përfaqësueseve të medias e kthejnë këtë panair në eventin më të rëndësishëm të tregtisë së lodrave. Në këtë panair ndërkombëtar krijohen kontakte të rëndësishme biznesi, lindin tendencat e vitit të ardhshëm dhe shkëmbehen informacione aktuale. Dhe çdo gjë shoqërohet me një doze të madhe entuziazmi: Përjetoni Spirit of Play në panairin e lodrave në Nürnberg!

Spielwarenmesse Video

Fakte rreth panairit

29 Janar - 02 Shkurt 2020

çdo ditë, ora 09:00 -  18:00

Shitje paraprake Në sportel
Biletë ditore € 19,00 € 30,00
Biletë për të gjithë kohëzgjatjen e panairit € 38,00 € 55,00

Exhibiton Center Nuremberg
Messezentrum 1
90471 Nuremberg, Germany

Contact

Deutsch-Serbische Wirtschaftskammer
Katarina Anocic
Topličin venac 19 - 21
Beograd, 11000

Telefon: +381 11 2028010
Fax: +381 11 3034780
E-Mail: anocic@ahk.rs

Zbuloni në panairin ndërkombëtar

  • 2.886 kompani ekspozues nga më shumë se 68 vende
  • prej tyre 831 ekspozues, të cilët nuk marrin pjesë në asnjë panair tjetër
  • më tepër se 67.000 vizitorë nga 132 vende
  • prej tyre 32.000 vizitorë, të cilët vizitojnë vetëm Spielwarenmesse®
  • 1 milionë produkte
  • 120.000 risi

Atrakcioni në zonën e "Artikuj festive, karnaval, fishekzjarre".
Zona e aktiviteteve në hallën 8 në catwalk ofron shfaqje të modës së përditshme si dhe demostrime të produkteve live.  Aktivitete të ndryshme praktike si dhe hapsirat për dekorim ju japin frymëzim rreth temës së veshjes, festimit, dekorimit dhe shumë më tepër.

Nga robotët dhe produktet e telekomanduara e deri tek zgjerimi i realitetit – zhvillimi i produkteve teknologjike është shumë i shpejtë. Zona e aktivitetit Tech2Play në sallën 4A ofron të provoni katër kategori: Lodra robot; Lojra virtuale; Lodra të telekomanduara dhe Mësime elektronike. Kategoritë e ndryshme të paraqitura në zonën e promovimit inkurajojnë vizitorët jo vetëm për të qëndruar por gjithashtu edhe për t’u përfshirë.

Ky çmim prestigjioz u jepet çdo vit risive inovative të panairit. ToyAward gëzon vëmendjen e mediave dhe u mundëson fituesve një prezantim të veçantë të produkteve të tyre.

www.toyaward.com

Ekspertë të shkëlqyer ju prezantojnë këtu njohuri të vlefshme për përditshmërinë tuaj tregtare. Me anë të referateve të shkurtra gratis mund të përfitoni një perspektivë mbi tregjet dhe zhvillimet, si dhe këshilla praktike për marketingun dhe shitjet. Temat që ndryshojnë çdo ditë shoqërohen me shembuj nga praktika.

Lojëra, puzzles, lodra prej druri, produkte të jetesës, furnizime shkollore, artizanat, produkte të licencuara, ... në Spielwarenmesse® ju gjeni frymëzimin për të tërhequr grupe të tjera blerësish. Në Spielwarenmesse® ju merrni frymëzim të duhur për të krijuar më shumë frekuenca dhe të tërhequr blerës shtesë. Ju gjithashtu mund të merrni këshilla dhe njohuri të veçantë dhe të përshtatur për tregtinë e librit.

Zbuluesit e tendencave të panairit të lodrave janë aktivë në të gjithë botën. Nuhatja dhe njohuritë e tyre formojnë themelet e platformës ndërkombëtare të tendencave. TrendGallery në sallën 3A do të paraqesë tendencat e ardhshme të tregtisë së lodrave, në mënyrë të qartë dhe të strukturuar.

Blerja e biletave

Merreni me tregtinë e lodrave? Vizitoni eventin më të rëndësishëm të këtij biznesi. Ne ju mirëpresim me kënaqësi!

Zgjidhni ju lutem vendin tuaj:

Personi juaj i kontaktit

DE International d.o.o. përfaqëson Panairin e Lodrave eG në Shqipëri dhe në Kosovë. Ajo mbështet kompani shqiptare, të cilat ekspozojnë produktet e tyre në panairin e lodrave, ose dëshirojnë të vizitojnë panairin si vizitorë profesionalë.

Ju dëshironi

  • Informacione të përgjithshme rreth panairit të lodrave
  • Mbështetje në planifikimin dhe organizimin e prezencës tuaj në panair
  • Të bleni bileta ose katalogë të panairit
  • Informacione mbi mundësitë e udhëtimit dhe akomodimit
  • Informacione rreth qytetit të panaireve Nürnberg
  • Broshura dhe informacione për vizitorët

Na kontaktoni!

Deutsch-Serbische Wirtschaftskammer
Katarina Anocic
Topličin venac 19 - 21
Beograd, 11000

Telefon: +381 11 2028010
Fax: +381 11 3034780
E-Mail: anocic@ahk.rs